Pica Peperoni mund të jetë një nga picat më të popullarizuara sidomos për adhuruesit e shijeve pikante, në disa vende mund ta gjeni edhe me emrin Diavola.

Përbërësit për brumin:

-180 ml ujë i ngrohtë

-15 gr sheqer

-7 gr maja e thatë

-240 gr miell 00

Përgatitja:

Bashkoni ujin, sheqerin dhe majanë lëreni të veprojnë për 5 minuta.

Në një enë të madhe shtoni miellin me pak kripë dhe sipër shtoni ujin me përzierjen e majasë. Formoni brumin me dorë derisa të përftoni një masë që nuk ngjit. Lyejeni me vaj ulliri dhe lëreni të pushojë për 1 orë. Pasi brumi të jetë dyfishuar vendoseni në tavën e pjekjes duke e spërkatur me pak miell dhe hapeni me duar sipas formës.

Lyeni me vaj bazën dhe mbusheni me përbërësit si më poshtë.

Piqeni për 15-18 minuta në 217 gradë C.

Përbërësit për mbushjen:

Sallam FIX Peperoni

Salcë domate

Vaj ulliri për lyerjen e brumit

Djath mozarella

Rigon, susam